Modelja dhe autorja e librave të gatimit, Chrissy Teigen, shpërndau në Instagram një seri fotosh ku tregon momente të ngrohta me katër fëmijët e saj: Wren (18 muajsh), Esti (2 vjeç), Miles (6 vjeç) dhe Luna (8 vjeç).
Postimi, i shoqëruar me përshkrimin “BAHHHHHHHHHHH”, përfshinte foto të fëmijëve duke kërcyer në makinën e familjes dhe një pikturë të realizuar nga vajza e saj, Luna.
Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte një foto ku Chrissy shfaqet e zhveshur në vaskë me tre fëmijët e saj më të vegjël. Ky moment nxiti reagime të ndryshme nga ndjekësit e saj. Disa e përgëzuan për ndarjen e një momenti të ëmbël, ndërsa të tjerë e kritikuan për shkeljen e privatësisë së fëmijëve të saj.
Një tjetër polemikë e ngritur ishte ngjyra e ujit të vaskës, që disa e përshkruan si “të ndotur”. Chrissy reagoi ndaj këtij komenti duke shpjeguar se bëhej fjalë për një banjë me qumësht kokosi, të dizajnuar për lëkurën e ndjeshme.
Ky nuk ishte incidenti i parë që lidhej me ritualet e saj të banjës. Një vit më parë, bashkëshorti i saj, John Legend, postoi një video të Chrissy-t duke hequr makeup-in e trupit në vaskë, duke shkaktuar gjithashtu komente të shumta.
Në atë postim, uji u errësua për shkak të produkteve që përdorte, duke çuar në reagime të ndryshme nga ndjekësit.
Chrissy, e njohur për humorin e saj, iu përgjigj një komenti që sugjeronte se “banjat nuk janë për t’u larë” me një batutë:
E adhuroj këtë sarkazëm klasike.
Edhe John Legend e mori me qetësi debatin, duke komentuar se ky ishte një nga momentet më të qeshura në internet.