Një çift nga Michigan festuan përvjetorin e martesës duke u ulur së bashku për të gërvishtur një biletë lotarie dhe duke zbuluar se kishin fituar 2 milionë dollarë. Gruaja 44-vjeçare tha se “dita romantike” i filloi me blerjen e një bilete lotarie. “Bashkëshortit tim dhe mua na pëlqen të luajmë lotari”-tha ajo. Çifti fitues tha se po planifikojnë të blejnë një shtëpi, të bëjnë investime dhe të lënë mënjanë disa para për të paguar kolegjin e fëmijëve të tyre.
Rikujtojmë, se një banor i Karolinës së Veriut tha se një “impuls i çmendur” e çoi drejt fitores së një çmimi prej 1 milion dollarësh nga një biletë gërvishtëse lotarie. Banori i Whiteville, Kenneth Formyduval, i tha zyrtarëve të Lotarisë Arsimore të Karolinës së Veriut se të premten në mbrëmje, pasi përfundoi punën, ndjeu një dëshirë të pashpjegueshme për të blerë një biletë lotarie. “Thjesht më lindi një impuls i çuditshëm dhe vendosa të ble një biletë”-tha ai.
Formyduval zgjodhi një biletë prej 30 dollarësh MAX-A-MILLION nga marketi Minuteman Food Mart në South Madison Street në Whiteville. Ai tha se ishte një surprizë e këndshme kur zbuloi se kishte fituar çmimin e madh prej 1 milion dollarësh. “Ishte si një ëndërr që ndodh vetëm një herë në jetë”-u shpreh ai. Formyduval deklaroi se paratë do t’i përdorë për të shlyer borxhin për kamionin dhe ndoshta për të blerë një shtëpi.