Gossip Showbiz

Nëna e Hakan Sabancit konfirmon ndarjen me Hande Erçel? A kishte ndikim ajo?

Pas javësh spekulimesh, është konfirmuar ndarja e aktores së njohur turke Hande Erçel me biznesmenin Hakan Sabanci. Lajmi u bë publik nga nëna e tij, Arzu Sabanci, e cila reagoi hapur në rrjetet sociale.

Nuk kemi ndërhyrë kurrë në jetën private të djalit tonë. Vendimi i ndarjes ishte i tyre dhe vetëm i tyre

-shkroi ajo, duke i dhënë fund dilemes për statusin e çiftit.

Çifti kishte preferuar të mos komentonte për zërat e ndarjes, gjë që shtoi më shumë kureshtjen e publikut.

Ndërkohë, një postim i mëparshëm i Arzu Sabancit, ku shkruante:

Injoranca është si gjumi, reagimi i parë është zemërim

-ishte interpretuar si një mesazh i tërthortë ndaj Erçel.

Ky konfirmim ka ndezur diskutime të shumta në Turqi. Disa mendojnë se reagimi i nënës është një përpjekje për të mbrojtur imazhin e familjes Sabanci, ndërsa të tjerë e shohin si një shpjegim të thjeshtë dhe të sinqertë për fundin e marrëdhënies.

Lidhja mes Hande Erçel dhe Hakan Sabancit, dikur e përshkruar si një histori dashurie përrallore mes artit dhe biznesit, tashmë i përket të kaluarës, por vijon të mbetet një nga temat më të diskutuara të showbiz-it turk.