Big Brother VIP Finale Live në radio Showbiz

Cila ishte veshja më e bukur në tapetin e kuq të “Big Brother”? Françeska Murati ka takuar Loredanën pas daljes nga shtëpia?

Emocioneve të finales së madhe së “Big Brother VIP Albania 4” nuk mund t’i shpëtonin as valët e Top Albania Radio-s në emisionin “Big Brother Radio” ku pranë Elona Duros dhe Jonida Aliçkollit u ndodhën Niko Komani dhe Efi Dhedhes.

Shumë shpejt studios iu bashkuan dy prej ish-banoreve të edicioneve të kaluara të “Big Brother”, Françeska Murati dhe Antonera Koçi, ku shprehën mendimin e tyre rreth veshjeve të yjeve si dhe përjetimet e tyra kur ndodheshin në “Big Brother” apo tapetin e kuq.

Për këtë edicion, Françeska ka patur disa kritika për veshjet e ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania 4” në “red carpet”.

Unë di të them vetëm kaq, nuk bëhen shpesh tapetet e kuq në Shqipëri. Tamam “red carpet” bën vetëm Top Channel. Duhet të ishin përgatitur para se të hynin në shtëpi…

Ajo gjithashtu zbuloi një sekret rreth veshjes së saj të shumëfolur në tapetin e kuq vitin e kaluar.

Ajo ishte fustan nusesh por… pse jo

Por mbi të gjitha, teksa janë bërë lidhjet live me tapetin e kuq, në moderim ishin Ksenja Shoshaj dhe Ronaldo Sharka, parakaluan shumë prej yjeve të këtij edicioni si: G-Bani, Loredana Brati, Danja Koka, Amber Candy, Vserlo, Klajdi Musabelliu studio-ja vendosi se Gerta Gixhari është banorja e veshur më bukur.

Françeska zbuloi gjithashtu se ka pirë kafe me Loredanën sapo ajo ka dalë nga shtëpia e “Big Brother”, kjo prej një kërkese të saj nëpërmjet një mesazhi në Instagram.