Big Brother VIP Finale Live në radio Gossip Showbiz

Efi Dhedhes bën deklaratën e papritur: “Më ka lodhur pak situata e çiftit tonë të famshëm…”

Në natën e finales së madhe, në “Big Brother Radio”, përballë Elona Duros dhe Jonida Aliçkollit u gjend Efi Dhedhes, ish-finalistja e edicionit të dytë të “Big Brother”. Ajo shprehu shumë rreth ndjenjave të finales, ku tregoi se emocionet nuk mund të shpjegohen pasi janë të mëdha.

Gjithashtu ajo zbuloi se mendonte që do të rrëmbente vendin e dytë dhe jo atë të tretë. Biseda mori një rrjedhë tjetër ku Efi rrëfeu mendimin e saj rreth edicionit të katërt të “Big Brother”.

Nisi me një lloj kënaqësie shumë të madhe për ta parë, por më vonë u zbeh… më ka lodhur pak situata e çiftit tonë të famshëm (Egli-Gjesti). Më është dukur një situatë e përsëritur

Elona rikujtoi se çifti ka qenë një prej “highlight-ve” të “Big Brother VIP Albania”, ndërsa Efi vazhdoi:

Unë mendoj se në momentin që ti e përjeton një eksperiencë ti mund të kesh një gjykim për një person, por kur mbaron të gjitha këto harrohen… Një çift që ka qenë kryefjala e këtij edicioni