Të gjithë jemi gjithë sy e veshë në natën finale të “Big Brother VIP”. Teksa edhe pak orë na ndajnë nga zbulimi i emrit të personazhit që do të shkojë në shtëpi me çmimin e madh prej mijëra eurosh, aventura ende nuk ka përfunduar… Top Albania Radio vjen live në Tapetin e Kuq në natën finale të “BBV”. Me intervista, foto dhe çdo detaj tjetër që të sigurohemi që të mos humbisni asgjë. Me raportime të çdo ndodhie gjatë këtij eventi dhe në transmetim live në valët e Top Albania Radios, kjo natë nuk duhet humbur.
Në një lidhje nga Tapeti i Kuq, ish-banorja Amber u shpreh:
Të gjithë nga pak kanë aktruar dhe mirë kanë bërë që kanë aktruar sepse pa akrtrim nuk shtyhet, ka pasur dhe të vërtetë si puna ime.
Përvec Laertit dhe Eglit me Rozanën dhe Gjestin që mendoj se do dalin në fund, besoj e fiton Rozana por me klikime më shumë është Gjesti.
Rikthimi im ka qenë si shiu pas të vjelave kisha qëndruar jashtë kisha bërë jetën time…
Kemi këngëtarë në Shqipëri që kanë bërë show, karrierë dhe s’kanë zë unë kam zë.