Melanoma, një nga format më të rrezikshme të kancerit të lëkurës, mund të jetë fatale nëse nuk zbulohet në kohë. Megjithatë, kapja e saj në fazat e hershme rrit ndjeshëm shanset për shërim.
Ekspertët këshillojnë që të jemi të vëmendshëm ndaj ndryshimeve në nishanet ekzistues ose në shfaqjen e nishaneve të rinj në trup.
Këtu janë 6 shenja paralajmëruese që nuk duhet t’i injoroni:
Asimetria
Nëse njëra gjysmë e nishanit duket ndryshe nga gjysma tjetër, kjo mund të jetë një tregues i hershëm i melanomës.
Kufijtë e parregullt
Nishanet e shëndetshme zakonisht kanë kufij të qartë dhe të rregullt. Kur konturet janë të paqarta, të parregullta ose të copëzuara, është e nevojshme një kontroll dermatologjik.
Ndryshimi i ngjyrës
Nishanet me ngjyra të shumëfishta – si kafe, e zezë, gri, e kuqe apo blu – janë të dyshimta dhe kërkojnë vlerësim profesional.
Diametri i madh
Nëse një nishan është më i madh se 6 milimetra (sa goma e një lapsi), duhet vëzhguar me kujdes dhe kontrolluar nga një mjek.
Evolucioni
Çdo ndryshim me kalimin e kohës në madhësi, formë, ngjyrë, sipërfaqe ose ndjesi (si kruajtje, dhimbje apo gjakderdhje) është një sinjal alarmi i rëndësishëm.
Ndjesia e parehatshme
Nëse nishani kruhet, dhemb, rrjedh gjak apo bëhet më i ndjeshëm ndaj prekjes, këto janë shenja që kërkojnë konsultë mjekësore të menjëhershme.
Specialistët theksojnë rëndësinë e vetëkontrollit të rregullt të lëkurës dhe konsultave të herëpashershme me dermatologun për të parandaluar zhvillimin e melanomës.