Kimioterapia, ndonëse një trajtim i domosdoshëm kundër kancerit, ndikon ndjeshëm në sistemin imunitar duke e dobësuar atë dhe duke e bërë trupin më të ndjeshëm ndaj infeksioneve.
Për këtë arsye, mjekët theksojnë rëndësinë e një diete të kujdesshme dhe shmangien e ushqimeve që mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve.
Ushqimet që duhen shmangur gjatë trajtimit:
-Mish i papjekur ose gjysmë i pjekur, përfshirë mishin e kuq, pulën, peshkun, sushi dhe sashimi.
-Vezë të papërpunuara, majonezë e bërë në shtëpi dhe brumëra që përmbajnë vezë të pagatuara.
-Qumësht dhe produkte jo të pasterizuara, si djathërat e butë.
-Ushqime të ekspozuara në vitrina apo bulk-bins, si dhe sallata të freskëta të pambyllura mirë.
-Perime e fruta të palara, si dhe lëngje të freskëta jo të pasterizuara.
-Ëmbëlsira ose produkte me krem që nuk ruhen në frigorifer.
-Ujë i pasigurt nga puse ose burime jo të filtruar.
-Mjaltë i papërpunuar, i cili mund të përmbajë spore të rrezikshme për imunitetin e dobët.
Ushqimet që rekomandohen për të forcuar organizmin gjatë kimioterapisë:
Brokoli, kungull, patate të ëmbla, vezë të gatuara mirë, salmon, fara kungulli dhe thjerrëza, të cilat janë të pasura me vitamina, minerale dhe proteina të nevojshme për rikuperim.
Po ashtu, sugjerohet konsumimi i vakteve të vogla dhe të shpeshta për personat që vuajnë nga mungesa e oreksit.
Pse është e rëndësishme dieta gjatë kimioterapisë?
Një ushqyerje e shëndetshme ndihmon në uljen e rrezikut të infeksioneve, lehtësimin e efekteve anësore të trajtimit dhe forcimin e sistemit imunitar, duke i dhënë trupit më shumë energji për rikuperim.
Mjekët theksojnë se për pacientët që ndjekin kimioterapi, kujdesi me ushqimin është një mbështetje thelbësore në rrugën drejt shërimit.