Gossip Showbiz

Cili është çifti më i përfolur i vitit 2025-s, deri më tani?

Ajo është një ikonë e rrjeteve sociale dhe një nga sipërmarrëset më të suksesshme të brezit të saj, ndërsa ai është një nga aktorët më të vlerësuar të gjeneratës së re, i njohur për rolet e tij artistike dhe audiencën e përkushtuar në të gjithë botën.

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet po përjetojnë një nga romancat më të përfolura të showbiz-it.

Gjithçka nisi si një flirt i supozuar në Met Gala 2023, por sot, pas më shumë se një viti bashkë, çifti është kthyer në një ndër më të komentuarit në mediat rozë.

Dalja e tyre zyrtare në Golden Globes 2025 i çimentoi thashethemet dhe i ktheu në simbol të një marrëdhënieje që pak e kishin parashikuar.

Në fillim, opinioni publik ishte skeptik – shumë besonin se dyshja nuk kishin asgjë të përbashkët.

Por koha tregoi të kundërtën. Pavarësisht se refuzojnë të japin intervista për marrëdhënien e tyre, Kylie dhe Timothée nuk fshihen më: çdo shfaqje publike, çdo gjest apo veshje që mbajnë, kthehet menjëherë në lajm dhe shkakton reagime të shumta në rrjete sociale.

Tashmë, lidhja e tyre është më e fortë se kurrë dhe interesimi i fansave për çiftin nuk po zbehet. Ata vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, edhe pa thënë asnjë fjalë.