Kylie Jenner ka ndezur spekulimet mes fansave pas publikimit të disa fotografive nga pushimet e saj në plazh.
Në imazhet që ndau në Instagram, ajo shfaqet me bikini duke promovuar linjën e saj të kozmetikës dhe ekspozon bizhuteritë luksoze, ndërkohë që peizazhet mahnitëse janë gjithashtu pjesë e fotove.
Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte mungesa e të dashurit të saj, aktorit Timothée Chalamet, i cili nuk ishte i pranishëm në asnjë nga imazhet.
Fansat e saj shpejt filluan të spekulojnë, duke pyetur nëse ai ishte prapa kamerës. Një ndjekës shkroi:
Timothee i bëri këto fotografi, apo jo?
Ndërsa një tjetër shtoi:
Ne e dimë që ai është atje, na tregoni atë
Kylie dhe Timothée kanë qenë në një lidhje që nga prilli i vitit 2023 dhe së fundmi janë bërë më të hapur për romancën e tyre, duke u shfaqur së bashku në evente të rëndësishme.
Sipas burimeve, Kylie është shumë e lumtur dhe e mbështet plotësisht partnerin e saj në karrierën e tij.
Pavarësisht se është një nga emrat më të njohur të showbiz-it, Kylie ka theksuar shpesh dëshirën për të mbajtur jetën e saj personale sa më private.
Megjithatë, fansat vazhdojnë të ndjekin me vëmendje çdo detaj të marrëdhënies së saj me Chalamet, duke shpresuar për më shumë shenja të dukshme të romancës së tyre.