Gossip Showbiz

Cili është problemi i Meriton Mjekiqit me lidhjet serioze?

Në një intervistë të zhvilluar së fundmi, Meriton Mjekiqi ka shprehur se tani është më i pjekur dhe i gatshëm për të nisur një lidhje të qëndrueshme.

Ai ka folur hapur për vështirësitë që hasin reperët dhe shokët e tij në jetën e dashurisë, duke theksuar se paragjykimet e vajzave mund të jenë një pengesë për të krijuar një lidhje të vërtetë.

Një nga problemet më të mëdha që kemi ne, reperët dhe shokët e mi, është se vajzat kanë paragjykime të ndryshme për ne, dhe kjo bën që të krijohen vështirësi për të ndërtuar një marrëdhënie serioze. Unë jam 30 vjeç dhe jam i pjekur. Kam përvojën e duhur dhe jam gati për një lidhje të qëndrueshme

Rikujtojmë se Meritoni nuk ka shumë që është ndarë nga Ilnisa Agolli, me të cilën kishte krijuar një lidhje brenda programit “Big Brother VIP Albania”. Megjithatë, disa muaj pas përfundimit të këtij reality show, romanca mes tyre ka mbaruar.