Showbiz Sport

Cilin futbollist mbështet Gavi për “luftën” e Topin e Artë 2025?

Mesfushori i Barcelonës, Gavi, ka shprehur publikisht mbështetjen për shokun e skuadrës, Lamine Yamal, duke e cilësuar 18-vjeçarin si një nga pretendentët kryesorë për të fituar Topin e Artë 2025.

Në një intervistë për gazetën AS pas fitores 7-3 të Barçës ndaj FC Seul në ndeshjen parasezonale në Korenë e Jugut, Gavi lavdëroi talentin dhe progresin e shpejtë të Yamalit, i cili ka shkëlqyer si me klubin ashtu edhe me kombëtaren spanjolle.

Shpresoj që ta fitojë. Nëse nuk e fiton këtë vit, ai është ende shumë i ri. Të jesh në mesin e favoritëve në moshën 18-vjeçare është diçka unike

Mesfushori 19-vjeçar shtoi se performancat e Yamalit në stërvitje dhe ndeshje janë të jashtëzakonshme dhe se mentaliteti i tij mund ta çojë drejt shumë trofeve individualë në të ardhmen.

Jam i lumtur me atë që po bën me ne. Ai po përmirësohet çdo ditë. Nëse nuk e fiton këtë vit, jam i sigurt që do të fitojë shumë Topa të Artë në karrierën e tij

Rritja e shpejtë e Lamine Yamal ka tërhequr vëmendjen e botës së futbollit, duke e vendosur adoleshentin e La Masias mes yjeve më premtues të brezit të ri.