Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdon të rritet niveli papunësisë për shkak të pandemisë së Koronavirusit.
Javën e kaluar 3.2 milionë amerikanë u regjistruan si të papunë për shkak të mbylljes masive të bizneseve duke bërë që ata të kërkojnë ndihmën e autoriteteve.
Që nga mesi i muajit mars janë shënuar 33.3 milionë të papunë pra 15% e fuqisë punëtore.
Ekonomia amerikane u tkurr për 4,8 përqind në tremujorin e parë, dhe vlerësohet se mund të bjerë me një rekord prej 40 për qind në tremujorin e dytë.