Aktualitet

Covid-19/ Mbi 3.5 milion të infektuar në të gjithë botën

Rastet me koronavirus të deklaruara në  të gjithë botën e kanë kaluar shifrën 3.5 milionë. ¾ janë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Por ndërsa kontinenti i vjetër po del nga gjendja e pandemisë nuk mund të thuhet e njëjta gjë për SHBA-në. Të vdekurit në 24 orët e fundit në Amerikë sipas të dhënave të universitetit “John Hopkins” janë 1450. Sa i përket rasteve totale SHBA-ja rregjistron 1.2 milionë të prekur dhe rreth 68 mijë viktima.