Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi se SHBA kanë “hapur derën” për kërkimin e një zgjidhje të re të kompromisit me Kosovën. Ministri serb tha se politika amerikane ndaj Serbisë dhe Kosovës është ndryshuar me ardhjen e ndihmësit të ri të sekretarit të shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Ues Mitchel. Ai shtoi se nuk ka gjasa që procesi i dialogut të përfundojë me njohjen e Kosovës.