Danimarka rrezikon përjashtimin nga Euro 2020. Federata e vendit skandinav po kërkon të zëvendësojë përkohësisht disa yje të ekipit si Christian Eriksen, pasi negociatat për termat financiarë me kompanitë sponsore, dështuan sërish. Nëse nuk arrin të rekrutojë lojtarë të rinj për ndeshjet ndaj Sllovakisë dhe Uellsit, atëherë mund të përjashtohet nga turneu kontinental që zhvillohet pas dy vjetësh.