Celebrities Gossip Showbiz

Dasma që u kthye në tragjedi… Rrëfimi rrëqethës i Juela Nikollit për humbjen e të fejuarit!

Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Juela Nikolli, ka prekur publikun me një rrëfim të thellë dhe emocional për humbjen tragjike të të fejuarit të saj, i cili u vra në vitin 2020 bashkë me motrën e tij, në oborrin e shtëpisë.

E ftuar në emisionin S’e Luan Topi, ajo tregoi se partneri i saj ishte dashuria e jetës dhe “shpirti binjak”, me të cilin kishte planifikuar një dasmë madhështore po atë vit.

Në moshën 22-vjeçare njoha dashurinë e jetës sime. Flas gjithmonë me shumë mirënjohje për të… ishte një tip shumë shakaxhi, fliste shumë. Ishte shpirti im binjak

-u shpreh ajo, duke theksuar se ai kishte një ndikim të madh në jetën e saj.

Sipas Juelës, ai e mësoi të donte veten dhe të mos dorëzohej kurrë, duke u kthyer në një figurë frymëzuese për të.

Më thoshte që do të ishte mbështetja ime më e madhe. Kishim planifikuar gjithçka për martesën në 2020… çdo gjë ishte gati

-rrëfeu ajo.

Ajo zgjodhi të mos ndalet te momenti tragjik i humbjes, por të kujtojë të mirat dhe dashurinë që kanë ndarë bashkë.

Një nga momentet më të forta të rrëfimit ishte ai i kthimit në Shqipëri, pasi mori lajmin e rëndë.

Doja shumë që kur të zbrisja, kjo të ishte një ëndërr. Nuk kam qarë, nuk kam ulëritur. E mbajta veten… nuk doja që ai të mendonte se po shkatërrohesha

-tregoi ajo.

Me zërin që i dridhej, shtoi se e ndjente praninë e tij dhe u përpoq të qëndronte e fortë edhe për familjarët e tij.

Më dridheshin gjunjët… gjithë dhimbjen e kisha në trup. Kisha shtrënguar dhëmbët vetëm që të mos bërtisja

-përfundoi ajo.

Një histori dashurie dhe dhimbjeje që ka prekur zemrat e shumë njerëzve, duke treguar forcën e një gruaje përballë një humbjeje të madhe.