David Beckham thuhet se ka refuzuar një ftesë private nga djali i tij Brooklyn dhe nusja e tij, Nicola Peltz, për t’u takuar në mënyrë të veçuar për ditëlindjen e tij të 50-të, duke thelluar më tej përplasjet brenda familjes Beckham.
Sipas burimeve për “TMZ”, Brooklyn dhe Nicola udhëtuan në Londër javën e kaluar me synimin për të festuar në mënyrë intime me Davidin, përpara eventeve të mëdha të organizuara për përvjetorin e tij.
Çifti kishte kërkuar një takim privat me ish-yllin e futbollit, por kjo kërkesë nuk është pritur mirë nga pjesa tjetër e familjes.
Burimet thonë se çifti është vënë përballë një ultimatumi: të marrin pjesë në festën kryesore të organizuar për Davidin ose të mos e takojnë fare.
Tensionet në familje janë të dukshme prej kohësh. Më herët u raportua për një përçarje mes Brooklyn dhe vëllait të tij Romeo, që dyshohet se ka lidhje me marrëdhënien e këtij të fundit me Kim Turnbull.
Ndërkohë, në muajin mars, Brooklyn dhe Nicola munguan në sfilatën e modës të Victoria Beckham në Paris, një event ku Romeo dhe partnerja e tij ishin të pranishëm.
Përçarja mes dy çifteve duket se po thellohet, ndërsa burimet pranë familjes tregojnë se komunikimi mes tyre është bërë gjithnjë e më i vështirë.
Festa e 50-vjetorit të David Beckham duket se ka ekspozuar më tej këto përçarje, duke lënë të kuptohet se marrëdhëniet familjare janë larg harmonisë së dikurshme.