Gossip Live From Tirana

David Prifti: “Egli nuk do ishte kaq bezdisëse nëse…”

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë David Prifti. Ai ka komentuar këtë edicion të “Big Brother VIP 4”, si dhe lojën e banorëve. Si i sheh ai situatat e ndodhura në shtëpi?

Shumë në publik e kanë gjykuar rihyrjen e Eglit dhe sjelljet e saj, si e shikon ti këtë?

Të them të drejtën nuk e kuptoj këtë vrullin e madh të ofendimeve, sidomos ndaj vajzave, në këtë aspekt që nuk është mundësia të dashurojnë lirisht. Nuk e kuptoj dhe këtë dinamikën që është krijuar me Gjestin. Edhe fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka bërë një gjë të ngjashme, që i ka shkuar nga mbrapa vajzës që donte. Por ai nuk u gjykua, sepse e para ishte djalë, dhe e dyta sepse ai nuk shkatërroi veten. Egli mërziti veten në këtë gjë, pavarësosht se ishin dinamikat që dhe Gjesti nuk i jepte sqarim. Pikërisht në këtë aspekt them që nuk e kuptoj dinamikën e tyre, sepse jam shumë i sigurt që nëse Egli do të ishte jashtë, nuk do kishte këtë vrull emocionesh që nuk ka ditur ku t’i nxjerrë, këtë eufori negative. Pra, nëse Egli do të ishte jashtë “Big Brother”, nëse do kishte një hall me Gjestin, do e fliste me një shoqe ose me një shok dhe nuk do bëhej aq bezdisëse për publikun. Pra dhe publikun nuk mundem ta fajësoj 100%. Por fakti që është brenda dhe e ka aty brenda katër mureve, në momentin që ka një gjë me të dhe ai nuk e sqaron, e kuptoj që është dhe shumë frustruese për të dhe ajo do të dojë që ta sqarojë deri në momentin e fundit. Kjo është dhe magjia, por dhe mallkimi i asaj shtëpie.