Gossip Showbiz

Jozi gjykon zgjedhjet e saj, revoltohet Egli! “Edhe nëse kam dalë keq…”

Egli Tako është në një nominim kokë më kokë me Laert Vasilin, për t’u shpallur finalisti/ja e dytë e këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”.

Në një bisedë me tone të larta me Joz Markun, pasi ai vijonte ta akuzonte për zgjedhjet dhe qëndrimin e saj ndaj Gjestit, Egli u shpreh e qetë dhe e pranueshme ndaj mënyrës se si mund të jetë perceptuar jashtë.

Edhe nëse kam dalë keq në një moment, nuk ka problem. Njerëzit mund të më kuptojnë më vonë. E rëndësishme është që më është njohur e vërteta ime

Ajo theksoi se nuk do të ndryshonte asgjë nga qëndrimi i saj në shtëpi, duke shtuar:

Kështu jam unë, me të mirat dhe të këqijat. Ky është Big Brother-i im.

Egli ka qenë një prej banoreve më të komentuara këtë sezon, dhe tashmë pritet me interes të madh se kush mes saj dhe Laertit do të sigurojë vendin në finalen e madhe të spektaklit.