Një debat i ashpër ka shpërthyer në emisionin “E Diell” mes ish-banores së “Big Brother VIP Albania”, Krisa Çaushit, dhe Xheneta Fetahut.
Gjatë një diskutimi të tensionuar, ato shkëmbyen akuza dhe ironi të forta ndaj njëra-tjetrës. Konflikti filloi kur Krisa dhe Xheneta u përfshinë në një debat, që shpejt eskaloi në fjalë të ashpra.
Në një moment, Xheneta iu drejtua Krisës me fjalët:
Të jap 20 euro dhe mos fol për mua
Ndërsa Krisa iu kthye me një përgjigje të ashpër:
Shitesh për 500 lekë, ik në Dubai
Ndërkohë, Xheneta ka qenë e angazhuar kohët e fundit në deklarata lidhur me banorët e “Big Brother”, duke folur për Gjestin, lojën e tij në shtëpi, si dhe raportin e tij me Egli Takon. Por nuk ka lënë pa komentuar dhe rikthimin e banores në shtëpi duke e akuzuar se i ka kopjuar strategjinë.