Aktualitet

Dedja takohet me ambasadoren Schutz, në fokus gjendja e krijuar në Kushtetuese

Kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, priti Ambasadoren Gjermane në Shqipëri, Susanne Schutz, për të diskutuar situatën në sistemin e Drejtësisë. Takimi u fokusua në gjendjen e krijuar në Kushtetuese, pas mbarimit të mandateve të disa gjyqtarëve dhe shkarkimit të disave prej tyre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Në përfundim, Dedja e Schutz deklaruan vazhdimin e mbështetjes së kësaj reforme, si e vetmja zgjidhje për rritjen e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.