Celebrities Gossip Showbiz

Deklarata që askush nuk e priste, supermodelja Bella Hadid: “Mezi pres të bëhem nënë…”

Supermodelja Bella Hadid ndau në një intervistë të fundit dëshirën e saj për t’u bërë nënë. 28-vjeçarja shpjegoi se përvoja e motrës së saj Gigi Hadid për t’u bërë nënë katër vjet më parë luajti një rol të rëndësishëm në rivlerësimin e prioriteteve të saj. Në të njëjtën intervistë, ajo përmendi edhe takimin me partnerin Adan Banuelos, me të cilin është në një lidhje prej rreth një viti e gjysmë.

Duke folur për British Vogue, Bella tha:

Familja është në mendjen time. Mezi pres të bëhem nënë. Ndihem sikur jam e rëndësishme për shumë njerëz, por të jem personi tek i cili dikush mund të mbështetet në një nivel thellësisht personal do ta ndryshojë jetën time. Nuk u rrita me idenë se ‘ëndërroj të martohem, por gjithmonë kam pasur imazhin e të bërit nënë. Dhe tani them: ‘E dini çfarë? Kjo është diçka që dua për veten time.’ Mendoj se kjo do të më bënte vërtet të lumtur.

Hadid foli gjithashtu për marrëdhënien e veçantë që ka me mbesën e saj, Khai.

Khai është gjëja më e mirë që kemi. Dua të jem tezja më e mirë për të. Motra ime është një superheroinë.

Në një tjetër intervistë, Bella e cila është në një lidhje me Adan Banuelos që nga tetori i vitit 2023, përshkroi momentin kur u takuan:

E pashë të hynte brenda dhe ishte si fllad i freskët. Po provoja një kapelë kauboji. E pashë dhe mendova: Ja ku është… gjithmonë kam dashur një kauboj. Dhe është i mrekullueshëm, të them të vërtetën.