Prishtina zyrtare distancohet nga deklaratat fyese të zv.Ministrit të Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj ndaj Turqisë. Me titullin “Shtrigat e Ballkanit”, Dedaj postoi një shkrim në rrjetet sociale ku ndër të tjera theksonte se “Mbetjet e sundimtarëve të ndyrë të Turqisë e Serbisë duhet të çrrënjosen nga Kosova dhe trojet e Gjergj Kastriotit”. Në reagimin zyrtar, Qeveria shpreh qëndrim se deklarimet me gjuhë fyese ndaj Republikës së Turqisë, janë të papranueshme dhe nuk paraqesin politikën zyrtare të Kabinetit Haradinaj”.