Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë tha sot se po ndjek me shqetësim situatën e përmbytjeve në vendin tonë.
Në një postim në rrjetet sociale, Delegacioni njofton se” Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën Humanitare (DG ECHO) është në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare dhe po ndan informacionin dhe pamjet përkatëse nga sateliti Copernicus”.
“Së bashku me Shtetet Anëtare, Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbështesë popullin shqiptar për përballimin e kushteve ekstreme atmosferike, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së”, thuhet në deklaratë
Ambasada e SHBA-së: Situatë e paqëndrueshme! Shtetasit amerikanë të tregojnë kujdes
Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë të ditur se po monitoron nga afër situatën e përmbytjeve në të gjithë Shqipërinë, duke paralajmëruar për përkeqësim të kushteve në disa zona të vendit.
Tre ditë pasi vendi është nën pushtetin e motit të keq dhe përmbytjeve në disa qarqe, qeveria po harton paketën që do garantojë dëmshpërblimin për tokat bujqësore dhe banesat. Nesër në orën 08:30, kryeministri Edi Rama do të mbledhë në godinën qeveritare Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar problematikën e përmbytjeve në mbarë vendin.
Pjesë e mbledhjes do jenë ministritë e linjës, përgjegjëse për të menaxhuar situatën: Ministria e Mbrojtjes, e Brendshme, e Financave, Energjia, Infrastruktura, Bujqësia si dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Në mbledhje do të diskutohet edhe paketën e dëmshpërblimeve, nga e cila do të përfitojnë të gjithë familjarët, bizneset dhe fermerët që u janë prekur tokat bujqësore.