Showbiz

Demi Lovato mahnit ndjekësit me foto në bikini – fansat nisin sërish spekulime për përdorimin Ozempic?

Demi Lovato ndezi rrjetet sociale pasi ndau disa fotografi me bikini në Instagram me 153 milionë ndjekësit e saj. Këngëtarja 32-vjeçare, e fejuar me muzikantin Jutes, u shfaq pranë një pishine me pamje nga oqeani, duke treguar një transformim të dukshëm fizik.

Postimi i saj, i shoqëruar me një emoji uji, nxiti reagime të shumta, përfshirë edhe spekulime mbi përdorimin e ilaçeve për humbje peshe si Ozempic apo Mounjaro. Megjithatë, vetë Demi nuk e ka konfirmuar asnjëherë një gjë të tillë.

Komentet në rrjet u ndanë mes admirimit dhe shqetësimit – disa ndjekës e përgëzuan për pamjen, ndërsa të tjerë i kërkuan të ruante natyralitetin dhe të mos përdorte barna për dobësim.

Lovato ka qenë më herët e hapur për betejat me çrregullimet e të ngrënit, përfshirë buliminë. Në një intervistë të fundit, ajo theksoi se po përpiqet të përqendrohet te “pranimi dhe neutraliteti i trupit”, duke e konsideruar trupin e saj si të fortë dhe një mrekulli që i ka shpëtuar jetën.

Krahas angazhimeve në muzikë, Demi ka nisur bashkëpunime të reja si me markën Bella Kitchenware, duke ndarë se gatimi e ka ndihmuar të rindërtojë marrëdhënien me ushqimin në mënyrë të shëndetshme.