Këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane, Demi Lovato, ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale pas publikimit të disa fotove dhe pamjeve ku duket dukshëm rënia e saj nga pesha.
Transformimi i saj fizik ka marrë vëmendje të madhe nga ndjekësit, duke nxitur një sërë komentesh dhe spekulimesh, veçanërisht për përdorimin e ilaçit Ozempic – i njohur vitet e fundit si mjet për humbje peshe në mesin e të famshmëve.
Një ndër fotot që bëri xhiron e rrjeteve ishte ajo ku Demi pozon para pasqyrës me pantallona të shkurtra të zeza dhe një bluzë që i zbulon barkun.
Të shumtë ishin ata që komentuan dukjen e saj, me disa që e quajtën “Mbretëresha Ozempic”, ndërsa të tjerë shprehën shqetësim për shëndetin e saj:
Duket kaq e sëmurë… Kur i humbi këto kilogramë?
Megjithëse shumica e ndjekësve e komplimentuan për paraqitjen, kishte edhe nga ata që sugjeruan se transformimi i saj nuk është thjesht rezultat i stilit të jetesës.
Vetë këngëtarja nuk ka konfirmuar përdorimin e ndonjë medikamenti për humbje peshe. Në të kaluarën, ajo ka folur hapur për betejat e saj me çrregullimet e të ngrënit dhe për procesin e rikuperimit që ka zgjatur vite me ndihmën e profesionistëve.
Në vitin 2021, Lovato deklaroi se kishte humbur peshë “pa e pasur si qëllim”, duke shtuar se nuk numëron më kaloritë dhe nuk ndjek dieta strikte.
Unë punoj më së shumti për të pranuar trupin tim. Nuk përpiqem të jem pozitive për këtë, sepse ende duket shumë larg. Për momentin, synimi im është të paktën të jem neutrale,”
Demi Lovato, e njohur për zërin e saj të fuqishëm dhe mesazhet për shëndetin mendor, mbetet një nga zërat më të fortë në përpjekjet për të sfiduar standardet toksike të bukurisë në industrinë e argëtimit.
Megjithatë, transformimi i saj më i fundit tregon se presioni publik ndaj figurave publike vijon të jetë i madh dhe shpesh kontradiktor.