Gossip

Denisa Bajramaj: Kalova në depresion nga paragjykimet, por Kozaku ishte mbështetja më e madhe!

Best of Live From Tirana from 2025

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Denisa Bajramaj. Ajo ka folur më shumë për lidhjen e saj me Kozakun, paragjykimet dhe komentet negative në rrjet, shtatzëninë dhe momentet e saj më të vështira…

Nëse do të pyesnin për momentin tënd më të vështirë në jetë, cili do të ishte?

Momenti më i vështirë i etës, ka qenë kur kam pasur shtatzëninë e parë. Kam marrë shumë paragjykime, kam marrë shumë ofendime. Ndoshta edhe sepse kur je shtatzënë i përjeton gjërat dyfish. Kam kaluar një fazë të shkurtër depresioni, por kur ke njerëzit e duhur në krah kalon çdo gjë. Kozaku ka qenë mbështetja ime më e madhe dhe e falënderoj shumë për çdo gjë.

Po momenti më i bukur i jetës?

Lindja e Denaros. Është gjëja që do ta mbaj mend gjithë jetën.