Best of Live From Tirana from 2025
E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Denisa Bajramaj. Ajo ka folur më shumë për lidhjen e saj me Kozakun, paragjykimet dhe komentet negative në rrjet, shtatzëninë dhe momentet e saj më të vështira…
Kozaku ishte në sallë gjatë momentit kur ke lindur djalin?
Jo, nuk i duron ai këto gjëra. Por kur erdhi pastaj ka qenë një emocion shumë i madh. Ai ka qarë atë ditë. Kozaku është tip që preket shumë, nuk i duron shumë këto gjëra. Ishte një bekim shumë i madh për ne të dy. E kemi përjetuar shumë bukur lindjen e Denaros.