Gossip

Denisa Bajramaj tregon planet me Kozakun: “Do bëjmë dasmë të madhe!”

Best of Live From Tirana from 2025

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Denisa Bajramaj. Ajo ka folur më shumë për lidhjen e saj me Kozakun, paragjykimet dhe komentet negative në rrjet, shtatzëninë dhe momentet e saj më të vështira…

Kur do të bëni ju një dasmë të madhe?

Ne kemi dashur ta bëjmë që vjet kur kishte Denaro 2-vjetorin, por ashtu na ndoshën disa probleme. Kemi shumë qejf ta bëjmë, shpresojmë ta bëjmë këtë verë. Akoma nuk e kemi ndarë, por në mendime e kemi. Do të jetë një dasmë e madhe, unë e kam shumë qejf të dal me vello nga shtëpia, edhe pse kam 4 vite që kam ikur. Është ajo ëndrra që kam në sirtar që dua të dal me vello. Mund të jetë një miks i tradicionales dhe modernes, do jetë diçka shumë interesante mendoj.