Pas deputetëve të Partisë Demokratike edhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kanë firmosur dorëheqjen nga mandati i tyre. Përjashtim bën përveç Lefter Koka i cili edhe më herët kishte deklaruar se nuk do ta djegë mandatin e tij të deputetit. Opozita thotë se vendosi të djegë mandatet si e vetmja rrugë për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme.