Bota

Deputetja bën thirrje për ndalimin e burkës në Britani, si reagoi Keir Starmer

Deputetja më e re e Reform UK bëri thirrje që burka të ndalohet në Britani, gjatë seancës së pyetjeve të kryeministrit, Keir Starmer.

Sarah Pochin, deputetja për “Runcorn dhe Helsby”, përdori pyetjen e saj të parë në seancën javore të Dhomës së Komunave për të pyetur Keir Starmer, nëse ai do të ndiqte shembullin e vendeve të tjera evropiane, që e kanë bërë të paligjshme që njerëzit të mbulojnë fytyrat e tyre në vende publike, sipas medias vendase.

LEXO EDHE: Kolapsi i koalicionit të djathtë, Holanda drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare!

Ajo tha: “Duke pasur parasysh dëshirën e Kryeministrit për të forcuar përafrimin strategjik me fqinjët tanë evropianë, a do ta ndjekë ai, në interes të sigurisë publike, shembullin e Francës, Danimarkës, Belgjikës dhe të tjerëve dhe ta ndalojë burkën?”

LEXO EDHE: Meksika ‘kërcënon’ SHBA, presidentja Sheinbaum: Javën e ardhshme do të shpallim masat ndaj tarifave të Trump

Pyetja e saj shkaktoi një reagim dhe zemërim nga disa deputetë në Dhomën e Komunave.

Kyeministri u duk dukshëm i befasuar përpara se të kritikonte ashpër udhëheqësin e Reformës, Nigel Farage, për shkak të njoftimeve të fundit të politikave të deputetit të Clacton, duke përfshirë rivendosjen e pagesave të karburantit të dimrit dhe heqjen e kufizimit të përfitimeve për dy fëmijë.