Bota

Austri, miratohet ligji që ndalon mbajtjen e burkës në publik

Parlamenti austriak miratoi ligjin që ndalon mbajtjen e burkës në publik për gratë myslimane. Sipas mediave, “Ky ligj është pjesë e një pakete ligjore më të gjerë, me të cilin qeveria vazhdon të punojë pavarësisht mosmarrëveshjeve në koalicionin qeverisës”. Nga tetori i kaluar mbajtja e veshjeve që mbulonin plotësisht fytyrën në publik dënohej me gjobë 150 euro. Por tani nuk lejohet më në Austri.