Celebrities Gossip Showbiz

“Derisa të gjej një burrë…”/ U përfolën për një romancë, Rina Zaiti thumbon Ledri Vulën?!

Rina Zaiti ka postuar një video në TikTok, ku shfaqet duke bërë një përshkrim të gjatë mbi tiparet që kërkon tek një partner ideal. Ajo shkruan:

Do të rri single derisa të gjej një burrë që nuk ndikohet nga shokët e tij, apo nga rrjetet sociale. Është gazmor dhe i pëlqen të më dëgjojë të flas 24/7. E bën familjen time, familjen e tij. Pak i ngjitur, më respekton dhe gjithmonë është i sinqertë me mua.

Menjëherë, ndjekësit aluduan se romanca e saj me Ledri Vulën ka përfunduar dhe Rina e ka përdorur këtë video si një ‘kunjë’ për ish-partnerin. Komentet shpërthyen me humor, ku njëri prej tyre shkruante: “Qenkan hapur zyrtarisht aplikimet”. Vetë Rina i mori me sportivitet reagimet, duke kthyer përgjigje plot humor.