Natalia Arauho, një nga volejbollistet më të njohura të Brazilit dhe medaliste e bronztë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, ka përjetuar një moment shumë të vështirë, pasi ajo zbuloi tradhtinë e të dashurit të saj.
27-vjeçarja postoi një video në rrjetet sociale ku shihej duke qajtur dhe shprehur zemërimin për tradhtinë që i kishte bërë i dashuri i saj, Zhoao Pedro.
Ajo shpjegoi se kishte udhëtuar në Rio de Zhaneiro për t’i bërë një surprizë romantike, duke rezervuar një darkë për të dy, por e kishte gjetur atë me influenceren brazilian, Luana Maria.
Natalia tha se kishte arritur në momentin ku nuk mund të fshihte më të vërtetën dhe e akuzoi Zhoao Pedro për tradhti, duke e quajtur atë “pleh” në postimin e saj.
Ajo kërkoi që të gjithë të dinin se çfarë kishte ndodhur, duke shpërndarë të vërtetën e situatës.