Lifestyle Travel

Destinacion i njohur turistik vjen me risi për turistët, zbulojeni se për çfarë bëhet fjalë!

Udhëtimet po maten gjithnjë e më shumë edhe me fotografitë që ndahen në rrjetet sociale, një destinacion i njohur turistik në Mallorca po përpiqet ta kthejë këtë prirje në një avantazh për turizmin lokal. Në Magaluf, një nga resortet më të mëdha në komunën e Calvias, është krijuar një “shteg i selfieve”, i projektuar posaçërisht për vizitorët që duan të kapin momentet më të bukura të pushimeve të tyre pa pasur nevojë të kërkojnë ndihmën e të tjerëve për fotografi.

I vendosur në ishullin e Mallorcas, qyteti historik i Calvias njihet për arkitekturën e tij klasike, me shumë ndërtesa që datojnë që nga shekulli i 17-të, si dhe për afërsinë me plazhet dhe pamjet malore. Nisma e re u lansua në muajin prill nën sloganin “Magaluf for All” dhe përfshin një seri pikash të posaçme fotografimi të vendosura në mënyrë strategjike, për të tërhequr si turistët ashtu edhe banorët vendas që duan të realizojnë foto “Instagrammable” të vetes dhe të qytetit.

Në thelb, projekti synon të zgjidhë një nga dilemat më të zakonshme të epokës digjitale: A duhet t’i kërkosh një të panjohuri të të bëjë një fotografi, apo të kënaqesh vetëm me një selfie? Për të ofruar një zgjidhje më praktike, Këshilli Komunal i Calvias ka bashkëpunuar me kompaninë TURS, për të promovuar një përvojë të re turistike që kombinon teknologjinë, peizazhin dhe marketingun e destinacionit. Deri tani, janë instaluar katër stenda të dedikuara për selfie përgjatë Passeig Calvia dhe pranë plazhit të Magalufit, në shëtitoren buzë detit.