Aktualitet Bota

Detaje të reja nga vrasja e Ilaria Sulës/ Hetuesja zbulon: Pasi e vrau, autori doli për drekë me shoqen e shqiptares dhe folën për…

Pas zbulimit të dëshmisë së Mark Antony Samson për vrasjen e shqiptares Ilaria Sula, hetuesja e çështjes, Antonella Minunni, ka zbuluar detaje të reja rreth ngjarjes.

“Edhe pse disa herë kishte thënë se nuk mund të jetonte pa Ilarian dhe nuk mund ta imagjinonte jetën pa të, pasi e vrau brutalisht dhe zhduku trupin e vajzës, ai arriti të kthehej menjëherë në normalitet”, shkruan magjistrati.

LEXO EDHE: Gjithçka e bëra vetë”/ Pesë orë në gjyq, zbardhet dëshmia e filipinasit që masakroi Ilarian: Erdhi në shtëpinë time dhe…

Pasi kreu krimin më 25 mars dhe të nesërmen zhduku trupin e 22-vjeçares shqiptare, Samson doli për drekë me një nga shoqet e viktimës, sipas asaj që ka zbuluar hetuesja, duke shtuar se ata folën për problemet që ai kishte me Ilarian (të cilën e kishte vrarë) dhe si mund t’i rregullonte ato.

Më pas, Samson filloi t’i dërgonte mesazhe babait të Ilarias nga telefoni i saj, për të fshirë dyshimet se diçka e keqe kishte ndodhur, e njëjta gjë që bëri dhe me shoqet e shqiptares, shkruan La Repubblica.

Autori tregoi se nuk e pranonte dot ndarjen dhe pse të gjithë miqtë e tij i kishin thënë që të hiqte dorë.

Më pas ata vazhduan të takoheshin edhe për dhjetë ditë të tjera edhe pse ajo dukej më e ftohtë dhe më e shkëputur. Situata mbetet e paqëndrueshme, ku Ilaria, sipas djalit, herë e trajton me përzemërsi si të dashur dhe herë tregon ftohtësi ndaj tij.

“Isha gati që të luftoja që Ilaria të kthehej si e dashura ime. Ne jemi takuar në vitin 2023 dhe më 30 prill të atij viti konfirmuam lidhjen tonë. Ne kishim një marrëdhënie normale si çdo çift me ulje-ngritjet tona. Situata ndryshoi kur Ilaria më kërkoi të shihte notat e provimit të universitetit rreth dy-tre muaj më parë. Ky ka qenë gjithmonë një problem i madh për mua, një traumë që më ka ndjekur që nga shkolla fillore. Gjithmonë kam pasur ankth për sa i përket performancës time përpara prindërve. Ilaria më dha ultimatum se nëse nuk ia tregoja, atëherë do më linte. Ilaria ishte e paqëndrueshme. Herë më trajtonte si të dashur dhe herë si një mik të thjeshtë”, tha ai në dëshminë e tij.

LEXO EDHE: Vrasja e Ilaria Sulës, nëna e Mark Samson e pranon: E ndihmova djalin të pastronte gjakun në dhomë

Në varrezat e Ternit, për lamtumirën e fundit të Ilaria-s, ishin më shumë se tre mijë njerëz.

Ilaria Sula, 22-vjeçarja shqiptare, studente në universitetin “La Sapienza” në Romë, vdiq nga shoku hemorragjik shkaktuar nga 3 goditjet me thikë në qafë, të ish-të dashurit të saj.

E reja shqiptare u vra nga ish-i dashuri i saj Mark Antony Samson, 23 vjeç, student në universitetin “La Sapienza”, me familje me origjinë nga Filipinet, por i lindur në Itali. Vrasësi pasi e ka masakruar Ilarian,  e fshehu trupin në një valixhe  dhe më pas e transportoi 40 km larg, duke hedhur thikën në një kazan plehrash.