Aktualitet Bota

“Gjithçka e bëra vetë”/ Pesë orë në gjyq, zbardhet dëshmia e filipinasit që masakroi Ilarian: Erdhi në shtëpinë time dhe…

Mark Antony Samson, në dëshminë që zgjati rreth pesë orë në gjykatë, pranoi autorësinë për vrasjen e 22-vjeçares, Ilaria Sula.

Ai deklaroi se gjithçka e bëri vetë, pa asnjë bashkëpunëtor. Ai rrëfeu se pasi e vrau të renë, pastroi vendin e krimit, për të fshirë gjurmët, sikurse raportojnë mediat italiane.

Sipas filipinasit, ish-partnerja kishte shkuar në banesën e tij mbrëmjen e 25 marsit për t’i kthyer disa rroba, por për shkak të orës së vonë, me qëllim për të shmangur transportin publik, kishte vendosur ta kalonte natën aty.

LEXO EDHE: Itali/ Del përgjigjia e autopsisë së 22-vjeçares: Ilaria Sula mori tre goditje me thikë në qafë. Vdiq nga shoku hemoragjik

Kjo natë u shndërrua në tragjedi për 22-vjeçaren. Gjatë një debati me Mark Antony Samson, ky i fundit e ka goditur disa herë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen.

Pasi kreu krimin, ai e mbajti trupin e studentes shqiptare në apartamentin e tij për 20 orë, gjë që ka shtuar dyshimet dhe te prindërit e filipinasit nëse kanë qenë bashkëpunëtorë në krim.

Samson futi trupin e Ilarias në valixhe dhe e hodhi në një zonë pyjore në Poli, jashtë Romës dhe për disa ditë dërgonte mesazhe nga telefoni i saj dhe bënte postime në rrjetet e saj sociale për të fshirë gjurmët. Gjithsesi, pasi u mor në pyetje nga policia, Samson pranoi krimin.

Vrasja me thikë në Itali e 22-vjeçares shqiptare, Iliria Sula, nga i dashuri i saj filipinas, ka shkaktuar hidhërim dhe solidarizim të jashtzakonshëm tek shumë të rinj dhe reja, e veçanërisht te bashkëstudentët e të resë në Universitetin “La Sapienza”.
Qindra prej tyre, të përlotur dhe në heshtje, protestuan në oborret e universitetit Italian.

Fillimisht ata zhvilluan homazhe, duke vendosur lule poshtë fotos së 22-vjeçares së ndjerë, më pas tundën disa çelësa, si thirrje në formë simbolike drejtuar shtetit për të vënë drejtësi.

“E vërteta dhe drejtësia për Ilarian, një botë më e mirë është e mundur: le të organizohemi”,- kishin shkruar studentët italianë në një çarçaf të madh.