Aktualitet

Detajet, “Shpirti” nuk njeh mëshirë; prangos prokurorë, policë dhe zyrtarë, sekuestrohen 6 milionë euro pasuri

Prokurori i çështjes, Vladimir Mara, ka dhënë detaje të forta rreth aksionit antidrogë “Shpirti që u shtri në disa shtete. Sipas tij hetimi është kryer në kuadër të një skuadër të përbashkët hetimore, edhe me kolegët italianë. Janë evidentuar episode të shumta të trafikimit të lëndëve narkotike, nga Shqipëria drejt Italisë dhe më pas shtrirjen në disa qytete të Italisë dhe disa vende të Evropës. Kanabis, heroinë, kokainë apo edhe lëndë të tjera narkotike.

Janë sekuestruar 6 tonë substancë narkotike. Janë dhënë masa sigurie për më shumë se 80 persona. Janë 4 bashkëpunëtorë të drejtësisë, të cilët kanë ndihmuar dhe kanë dhënë të dhëna të rëndësishme. 4 bashkëpunëtorët nuk kanë qenë thjesht pjesë të grupeve kriminale, por kanë pasur një rol të rëndësishëm në përbërjen e këtyre grupeve.

Është dokumentuar i gjithë rrjeti, që nga kultivimi, magazinimi, trafikimi dhe shpërndarja e drogës në Itali. E dyta në kohë reale është ndjekur edhe një hetim pasuruar, dhe janë sekuestruar pasuritë që janë vënë si rezultat i aktivitetit kriminal apo edhe të ardhura të tjera të fituara në mënyrë të paligjshme.

Janë zbuluar shumë policë të përfshirë direkt në trafik. Sot janë sekuestruar një numër shumë i madh pasurish, kryesisht në qytetin e Vlorës, në Kavajë, Tiranë dhe qytete të tjera.

Pasuritë janë 12 të paluajtshme me vlerë 3 milionë euro si restorante, hotele, supermarkete, troje ndërtimi etj. Janë sekuestruar 4 shoqëri tregtare dhe disa pasuri të tjera që në fakt kapin një vlerë prej 3 milionë eurosh. Janë evidentuar edhe 2 episode të tjera, për njërin është bërë dorëzimi i kontrolluar i drogës. Është dokumentuar veprimtaria e 4 grupeve të struktura kriminale.

Ndërkaq janë zbuluar dhe disa nga identitetet e personave të arrestuar dhe të shpallur në kërkim gjatë operacionit “Shpirti” në Shqipëri. Bëhet fjalë për persona të akuzuar për trafik droge e pastrim parash si dhe vepra të tjera penale në kuadër të grupit të organizuar kriminal, mes tyre prokurorë, policë.

Emrat e personave të arrestuar:

Aleks Memaj
Jovan Memaj
Aleksandër Neco
Erind Hysomemaj
Klajdi (Ademi) Hysomemaj
Toni (Elton) Kushi
Erion Hoxhara
Cezar Gjomemo
Saimir Kurti
Malton Lleshi
Shkëlzen Daci
Eltjon Bregasi
Paul (Agustin) Deda
Hekuran Marku
Hamid Seferi
Leonidha Sejdiaj
Ilir Gaba
Luan zylyftari
Geri Zylyftari
Erind Zylyftari
Arran Zylyftari
Artur Krasniqi
Ilirjan Balla, ish-efektiv policie
Maksim Sota, prokuror
Festim Lelaj, ish-efektiv policie
Artur Krasniqi