Të ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro kanë qenë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhe gazetari sportiv, Endi Tufa. Në këtë episod dedikuar plotësisht sportit me rastin e ndjeshjes Shqipëri-Ukrainë ishin të ftuar gjithashtu me anë të një lidhje telefonike edhe Bekim Balaj dhe Odise Roshi, të cilët u tërhoqën pak ditë më parë nga kombëtarja.
Përpara ndeshjes së shumëpritur dhe vendimtare për renditjen e Shqipërisë, Duka u shpreh se secila ndeshje ka rëndësinë e saj dhe është shumë i kënaqur me performancën e lojtarëve dhe ekipit organizuaes, duke i vendosur edhe notën dhjetë. Po lidhur me dhunën fizike apo verbale që ka ndodhur në fushën e blertë, si e komenton ai?
Unë nuk e shikoj që dhuna fizike është më e rëndë se dhuna verbale, sepse janë të dyja dhunë, është e njëjta gjë. Krijojnë një gjendje shumë të rëndë psikologjike dhe ti merr një vendim që mund të jetë dhe bojkot, pavarësisht se në qetësi thuhet që është gabim. Por në ndryshim nga ndeshja jonë në Serbi nuk është e njëjta gjë, ne nuk e kemi bojkotuar fushën, ne na kanë urdhëruar. Por unë nuk do t’i krhasoja ndeshjet e Beogradit me këtë të Rumanisë, pavarësisht se në Beograd kishte dhe dhunë fizike. Këtë të Rumanisë mbase e kam parë ndryshe, se në Beograd kam qenë aktor brenda, m’u duk shumë e tmerrshme.