Tetë persona janë arrestuar në kryeqytet gjatë 24 orëve të fundit. Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale si shitje lëndësh narkotike, dhunë në familje, drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa patentë.
Njoftimi i Policisë së Shtetit
Bien në prangat e Policisë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë, metadon dhe sende të tjera të kundërligjshme.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat e një pune disamujore, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas merrej me shpërndarjen e lëndës narkotike kokainë në zonën e Freskut, kanë organizuar operacionin e koduar “Fresku”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. S., 28 vjeç. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. P., 37 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjetën dhe iu sekuestruan disa doza metadon.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. A., 57 vjeç, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga gjykata për ish-bashkëshorten e tij, duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. R., 31 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
B., 48 vjeç, D. G., 35 vjeç dhe R. S., 57 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
J., 22 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”