Aktualitet

Dhunoi banesën e një gruaje dhe instaloi kamera, arrestohet një 54 vjeçar në Ksamil!

Nën akuzën e dhunimit të pronës private, një 54 vjeçar u arrestua në flagrancë në Ksamil. Sipas policisë, është konstatuar se në mënyrë të përsëritur, shtetasi A.L ka ushtruar dhunë ndaj pronës së shtetases B.L., 38 vjeçe, banuese në Ksamil dhe e pajisur me certifikatë pronësie për banesën, objekt i ndërhyrjes së paligjshme.

Hetimet paraprake treguan se 54-vjeçari hapi me forcë derën e shtëpisë në fjalë, ndërroi bravën e hyrjes, si dhe vendosi një portë të re pa pëlqimin e pronares. Për më tepër, instaloi kamera sigurie në ambientet e banesës, në mënyrë të paautorizuar.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 54 vjeç, banues në Ksamil, pasi më datë 31.05.2025, është konstatuar se në mënyrë të përsëritur ka dhunuar banesën e shtetases B. L., 38 vjeçe, banuese në Ksamil, e cila është e pajisur me certifikatë pronësie për këtë banesë.

Ky shtetas dyshohet se ka hapur me forcë dhe ndërruar bravën e portës, si dhe ka instaluar e vendosur kamera sigurie dhe një portë të re, në banesën e 38-vjeçares.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Z., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës, duke thyer masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin E. B., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua nga shërbimet, në rrugën “Pelivan Leskaj”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.