Rajoni

Dialogu me Serbinë, Limaj dhe Ahmeti do të takohen sot në Bruksel me përfaqësues të kabinetit të Mogherinit

Dy bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator të Kosovës në bisedimet me Serbinë ndodhen në Bruksel për të takuar përfaqësues të kabinetit të Kryediplomates Europiane, Federica Mogherini. Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, do të takohen sot në Bruksel me përfaqësues të kabinetit të Federica Mogherinit. Në fokus, përgatitjet rreth bisedimeve me Beogradin.