Gossip Showbiz

Diddy, nga burgu në spital? Çfarë i ndodhi artistit?

P Diddy, ylli i njohur i muzikës dhe biznesmeni i suksesshëm, është dërguar në spital për shkak të dhimbjeve të forta që ka pasur në gju, të cilat e kanë shqetësuar për një periudhë të gjatë.

Sipas burimeve, 55-vjeçari u transportua të enjten në mbrëmje nga qendra e paraburgimit Metropolitan në Brooklyn për t’u nënshtruar një ekzaminimi mjekësor, duke përfshirë një MRI.

Problemi i gjurit lidhet me një dëmtim të mëparshëm që ai ka pësuar gjatë maratonës së qytetit të New Yorkut.

Vizita në spital u realizua gjatë natës, duke shmangur kështu përhapjen e thashethemeve dhe spekulimeve nga të burgosurit dhe stafi i burgut.

Pas ekzaminimit, P Diddy u kthye sërish në qelinë e tij dhe nuk qëndroi për asnjë natë në spital.

Autoritetet e burgut, për arsye sigurie dhe për ruajtjen e privatësisë së tij, nuk kanë publikuar detaje shtesë mbi gjendjen e tij shëndetësore apo rreth arsyes së arrestimit të tij.

P Diddy, i arrestuar më 16 shtator, do të qëndrojë në paraburgim deri në gjyqin e tij të planifikuar për 5 maj të këtij viti.