Aktualitet

Diell dhe pranverë, muaji mars nis me mot të mirë!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti vijon i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat janë të pakta kalimtare dhe të përqendruara në relievet malore të territorit.

Era fryn me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje e me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa valëzimi në dete i forcës 1 ballë. Temperaturat variojnë nga 0 në 20 gradë Celsius.