Gossip Showbiz

Dikur i hodhi alkool në fytyrë, sot darkojnë bashkë! Kush është dyshja e këndshme?

Fituesja e “Big Brother VIP Albania 3”, Egla Ceno, dhe finalisti i këtij sezoni, Meriton Mjekiqi, kanë tronditur ndjekësit me një takim të papritur.

Dyshja, që gjatë kohës në shtëpi ka pasur marrëdhënie shumë të tensionuara, është parë duke darkuar së bashku, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie të re mes tyre jashtë lojës.

Egla dhe Meritonin ishin ndër banorët më të diskutueshëm të edicionit të tretë të BBVA. Konfliktet mes tyre arritën kulmin kur Egla u skualifikua pas një debati të ashpër, ku ajo i hodhi alkool Meritonit.

Megjithatë, ajo u rikthye në shtëpi falë votave të publikut dhe arriti deri në fitoren e sezonit.

Takimi i tyre jashtë shtëpisë ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, veçanërisht pas një postimi të Meritonit në InstaStory, ku ai ndau një foto me Eglën dhe shkroi: “E dua”.

Egla e rishpërndau këtë postim dhe shtoi një koment intrigues: “Më do”.

Ky moment ka nxitur spekulime të shumta ndër ndjekësit, të cilët po pyesin nëse dyshja ka lënë pas konfliktest dhe ka ndërtuar një miqësi të re, apo ndoshta diçka më shumë.

Mbetet të shihet nëse ky është një pajtim i sinqertë apo thjesht një moment kalimtar mes dy ish-banorëve më të komentuar të BBVA 3.