Fashion

Dimri ka ardhur dhe nuk dini si të kombinoheni?! Ja veshja perfekte që zgjidh punë!

Në këto ditë të ftohta të vitit jemi gjithmonë në dilemë se çfarë të veshim dhe si të kombinohemi. Por e dini cila ështe veshja perfekte?! Një fustan pulovër. Për të qenë sa më stil në periudhën më të ftohtë të vitit ku dhe shirat janë prezent në shumicën e ditëve nuk duhet të mendohemi edhe aq gjatë. Një fustan pulovër zgjidh përherë punë dhe shmang problemin e pyetjes: Çfarë do vesh sot?

Nëse akoma ke dyshime për zgjedhjen ideale të dimrit, provo këto kombinime. Me çizme të gjata, me pallto, por edhe me këpucë. Guxo më shumë ditëve të ftohta! Si ju duken?