Celebrities Lifestyle Live From Tirana

Dita Ndërkombëtare e Gruas në Shqipëri parë nga sytë e aktivistes Aurora Birbilaj!

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ishte e ftuar në emisionin “Live from Tirana” aktivistja Aurora Birbilaj. Në lidhje me këtë datë të shënuar të grave në kalendar, si e shikon Aurora këtë ditë kaq të rëndësishme, një mënyrë për të festuar apo për të protestuar?

Ne kemi evente për të sjellë në vëmendje ditën e protestës, ditën e gruas. Për ne në 8 mars kulmon e gjithë përpjekja me organizimet që perpiqemi të sjellim. Ne mendojmë se jemi emancipuar, kemi arritur një lloj lirie, vetëm kur zgjohemi pastaj me lajmet që vritet dhe një tjetër grua. Shumë gjëra kanë ndryshuar por lufta nuk ka mbaruar derisa çdo grua të zgjedhë vet për veten e saj. Lufta ështe e gjatë, për aq kohë sa këta komoponente të shoqërisë ndihen të dhunuar duhet të shqetësohet e gjithë shoqëria. Unë nuk kam asnjë problem që e trajtojnë si festë, kryesisht gratë lodhen, dhunohen në çdo sferë dhe mezi presin një ditë për të hequr frustrimin e tyre. Gëzohem kur shoh që iu dhurohen lule, por pranvera me një lule nuk vjen. Kemi nevojë t’i fuqizojmë gratë, ti lëmë të dashurojnë, të krijojmë një shoqëri që përpara se ta gjykojë individin të krijojë mundësinë që këta persona të shprehin veten. Aktualisht organizatat e shoqërisë civile kanë bërë shumë gjëra të mira për gratë dhe jo vetëm. 

Sa domethënëse është përfshirja e grave shqiptare në parlament?

Politika diskriminuese pozitive ka disa shtresa në të gjithë botën. Elementi i parë është sa pushtet kanë këto gra që janë pjesë e qeverisë, janë vendosur për të bërë politikë apo për të bërë ‘piar’. Elementi i dytë është që këto gra pavarësisht nivelit të pushtetit që kanë vazhdojnë të jenë modele për brezat e rinj, një problem që është zbuluar nga ata që merren me çështjet gjinore është që ne na mungojnë modelet e grave që punojnë në akademi, janë të pushtetshme, me pozicione drejtuese, janë në gjendje të marrin vendime, etj. Ky është elementi pastaj që ka të bëjë me publikun. Një vajzë e re i sheh këto politikane, pa e kuptuar fare shtrirjen e pushtetit të tyre, i sheh model dhe ëndërron që dhe ajo të eci në këto gjurmë sepse është rritur me këtë lloj modeli që gratë që e kanë nisur politikën dikur nuk e kanë pasur. Një gjë që më ka ndihmuar mua në nivel personal është që kam kërkuar ndihmë, kam zgjedhur veten dhe prioritet ka qenë shkollimi. Nuk ka asnjë gjë që një grua nuk mundet ta përballojë dot. Gra, zgjidhni veten!