Kur dy njerëz vendosin të ndahen me respekt dhe pa dëshirën për të lënduar njëri-tjetrin, divorci mund të shndërrohet në një fillim të ri – jo vetëm për ta, por edhe për fëmijët e tyre.
Divorci shpesh perceptohet si dështim apo fund i dashurisë, dhe shumë besojnë se ndarja i shkakton fëmijëve pasiguri dhe frikë nga afërsia.
Por ekspertët e marrëdhënieve pohojnë se kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.
Ekspertja Nancy Pina thekson se çiftet që ndahen me dinjitet dhe vetëdije kuptojnë tre të vërteta kyçe: divorci i mençur mund të sjellë paqe të brendshme, zhvillim personal dhe mundësi për dashuri të re.
Marrëdhënia e prindërve bëhet modeli i dashurisë për fëmijët
Kur prindërit qëndrojnë në një lidhje pa dashuri dhe respekt, fëmijët mësojnë se kjo është norma e marrëdhënieve. Atmosfera toksike dhe konfliktet e vazhdueshme krijojnë një ambient pa siguri dhe ngrohtësi, duke ndikuar negativisht tek zhvillimi emocional i tyre.
Studimet tregojnë se fëmijët e prindërve që ruajnë respekt dhe komunikim pas divorcit zhvillojnë një kuptim të shëndetshëm për dashurinë dhe familjen.
Jeta në gënjeshtër dëmton shpirtërisht dhe emocionalisht
Të qëndrosh në një martesë të lumtur vetëm për hir të fëmijëve ose shoqërisë shkatërron mirëqenien emocionale. Shtypja e zemërimit, trishtimit dhe zhgënjimit mund të shfaqet në forma destruktive.
Ekspertët e Harvard Health dhe American Psychological Association rekomandojnë përballimin e dhimbjes dhe terapinë individuale ose familjare për të rikthyer ekuilibrin pas ndarjes.
Pa dashuri të sinqertë nuk ka qetësi të brendshme
Qëndrimi në një marrëdhënie pa dashuri do të thotë dhurim pa marrë asgjë në këmbim, duke çuar në zbrazje emocionale dhe psikologjike. Ndarja e sinqertë ofron mundësinë për të rigjetur lumturinë, vetëbesimin dhe ekuilibrin emocional.
Për fëmijët, ky shembull tregon se dashuria nuk do të thotë të durojmë gjithçka, por të zgjedhim respektin, sinqeritetin dhe shëndetin emocional.
Psikoterapistja e njohur Dr. Esther Perel thekson se një ndarje e ndershme shpesh është “akt dashurie ndaj vetes” dhe mund të shndërrohet në një fillim të ri të lumturisë.
Divorci nuk është gjithmonë fundi – ndonjëherë është mundësia për të ndërtuar një jetë më të shëndetshme dhe më të lumtur, për të gjithë familjen.