Love & Sex

E pazakontë…/70% e personave të divorcuar që martohen përsëri raportojnë se janë më të lumtur?!

Martesa shpesh sjell me vete sfida dhe surpriza që nuk i parashikon dot derisa të bën të jetosh çdo ditë me partnerin tënd. Një sondazh i ri ka zbuluar se pothuajse 70% e personave të divorcuar që martohen përsëri raportojnë se janë më të lumtur dhe më të shëndetshëm në martesën e tyre të dytë. Ekspertët thonë se mësimet e marra nga marrëdhëniet e mëparshme shpesh çojnë në lidhje më të forta herën e dytë. Çiftet e rimartuara kanë pritshmëri më të qarta, komunikim më të mirë dhe një kuptim më të fortë të përputhshmërisë. Këta faktorë ndihmojnë në uljen e konflikteve dhe në rritjen e stabilitetit emocional në marrëdhënie.

Megjithëse divorci mbetet një përvojë e vështirë dhe që ndryshon jetën, shumë nga ata që martohen përsëri thonë se kjo u dha një shans të dytë për dashuri të qëndrueshme dhe përmbushje. Për disa, kjo dëshmon se dashuria mund të jetë më e ëmbël herën e dytë. Ju rikujtojmë se  çiftet nga kudo në botë tani mund të martohen duke përdorur aplikacionin e qeverisë së Abu Dhabi. Ideja e martesës online është ende në hapat e para, me Ukrainën që lançoi një shërbim vitin e kaluar duke u lejuar çifteve të ndara nga lufta të lidhin kurorë duke përdorur aplikacionin e saj qeveritar. Emiratet e Bashkuara Arabe eksperimentuan me lejimin e ceremonive online për njerëzit që jetojnë në vend gjatë pandemisë Covid-19. 

Ndërkaq, ngjyra e syve, forma e trupit dhe grupi i gjakut janë të trashëguara nga prindërit tanë. Gjenet tona kontrollojnë karakteristikat tona fizike, por, në mënyrë paradoksale, ato mund të jenë edhe përgjegjëse për sjelljen tonë. Për shembull, ne të gjithë besuam se nëse një çift divorcohej, kjo ishte për shkak të psikologjisë ose mungesës së komunikimit ose kimisë.

Por studimet e fundit kanë zbuluar një të vërtetë tronditëse. Divorci mund të gjendet në gjenet tona. Pra, hidhini një sy se çfarë kanë zbuluar shkencëtarët për të ashtuquajturin “gjen divorci”. Nëse një marrëdhënie është plot me debate dhe martesa ka mbaruar, bashkëshortët (tani ish) në një moment mund të pyesin veten se çfarë shkoi keq. Shkencëtarët thonë se përgjigja mund të qëndrojë në gjenet femërore. Ata zbuluan një “gjen divorci” femëror që mund ta vështirësojë martesën.